31 Maj, 2022

U tha se Buta u largua nga Kosova prej frikës së hakmarrjes, ja si qëndron e vërteta


Reperi i njohur Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj nuk po kalon një periudhë aspak të mirë pasi vëllai i tij akuzohet se ka vrarë një 30-vjeçar teksa është plagosur edhe vetë.

Në mediat sociale qarkulloi një video ku reperi shihej në aeroport teksa personi që e publikoi pretendonte se ai është larguar drejt Mbretërisë së bashkuar. Mirëpo, Buta ndodhet në Kosovë dhe videoja rezulton të jetë e vjetër dhe të jetë regjistruar kohë më parë.

Në një prononcim për Telegrafin, avokati i Qëndrim Januzajt, Fitim Shabani, e ka mohuar një gjë të tillë. Madje ka thënë se artisti nuk është thirrur as për të dëshuar. “Ju njoftoj se Buta gjendet në Kosovë dhe nuk është ftuar për intervistim deri më tani. Pra për asnjë moment nuk është larguar nga vendi”, ka thënë Shabani.

Gjykata Themelore në Ferizaj i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh Qëndrim Januzajt, i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj. Januzaj paraburgimin është duke e kryer në spital ku edhe po trajtohet.

Në reagimin e tij të parë rreth kësaj teme Buta ka falenderuar fansat e tij për mbështetjen në këtë situatë të vështirë për familjen e tij. “I falënderoj krejt për mësazhet mbështetëse për Qendrimin, se nuk po mundem me ua kthyer krejtve. E mediave portaleve e gazetarëve duhet me iu ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njëllosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja e nuk ndikohen kaq shumë sa doni ju,”- ka shkruar reperi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al