31 Maj, 2022

U tha se e tradhtoi, ish-i dashuri i Billie Eilish konfirmon ndarjen dhe zbulon çfarë ndodhi


Duket se Matthew Tyler Vorce është “djali i keq” tani. Vorce konfirmoi të martën se ai dhe Billie Eilish janë ndarë pas thashethemeve që qarkullonin në mediat sociale se ai e tradhtoi atë.

“Askush nuk mashtroi askënd”, ka shkruar ai në Instagram Story. “Marrëdhëniet marrin fund. Sa e thjeshtë. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtrave në internet është e rrezikshme.

Aktori u përgjigj gjithashtu ndaj fansave të Eilish që e bombarduan me komente mizore dhe akuzuese, duke shkruar në Instastory mbi një poster filmi për “Men”, “Fakti që mijëra njerëz marrin kohë nga dita e tyre për të shkruar gjërat më të neveritshme. për dikë që nuk do ta njohin kurrë është gjëja më frikacake që mund të bësh. Jeto jetën tënde”, shtoi ai.

Eilish nuk e ka komentuar publikisht ndarjen. Artistja dhe Vorce u fotografuan me njëri-tjetrin gjatë një daljeje në prill 2021. Lidhja e Vorces me Eilish-in nënkuptonte që ai iu nënshtrua një kontrolli të kujdesshëm nga fansat e saj, të cilët zbuluan se ai ka bërë postime raciste në rrjetet sociale. Menjëherë pas kësaj, ai kërkoi falje për komentet.

“Dua të kërkoj falje për gjërat që kam shkruar në rrjetet sociale në të kaluarën. Gjuha që përdora ishte lënduese dhe e papërgjegjshme dhe e kuptoj sa fyese janë ato fjalë,” shkroi ai në qershor 2021. “Më vjen turp dhe jam thellësisht i penduar që i kam përdorur në çfarëdo konteksti. Nuk është ajo për të cilën unë jam”, vazhdoi ai. “Nuk duhej ta kisha përdorur këtë gjuhë në radhë të parë dhe nuk do ta përdor më. Më vjen shumë keq për lëndimin që kam shkaktuar. Unë marr përgjegjësinë e plotë dhe vazhdoj të mbaj përgjegjësi për veprimet e mia”.

Matthew është aktor, shkrimtar dhe po ashtu drejton një podcast. Aludohet se ai ka qenë në një lidhje me këngëtaren e “Bad Guy” që në fillim të 2021, por ata nuk u panë publikisht deri në prill të atij viti.  Vorce është një aktor që jeton në Los Angeles, por pavarësisht kësaj ai është shumë privat. Kur fillimisht nisi të përflitej për romancën me Billie e bëri profilin e tij të Instagramit privat, e ndërsa më pas iu kthye sërish Instagramit publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al