20 Mars, 2022

U tha se është larguar nga grupi “Babastars”/ Majk tregon si qëndron e vërteta


Grupi i njohur ndër vite “Babastars” ka qenë një nga më të preferuarit për publikun shqiptar ku shumicat e këngëve të tyre kanë mbetur hite ku dëgjohen edhe sot.

Muzika e tyre përbehej kryesisht në zhanerin hip-hop, rep dhe pjesëe e grupit ishin: Gheto Geasy, Majk, Onat, Skivi, Agon Amiga dhe shumë të tjerë. Ata duket se ka ndaluar së bëri projekte muzikore për një kohë të gjatë ku fansat kanë aluduar se djemtë janë larguar nga grupi.

Reperi i njohur Majk, ka qenë i fruar në emsionin “Why Not” ku ka shpjeguar arsyen e vërtetë të largimit të grupit nga muzika. Artisti tha se asnjëri prej antarëve nuk është larguar nga grupi por thjesht nuk ekziston më si emër pasi sipas tij nuk është më koha e grupeve. Ai tregoi se ka një raport shumë të mirë me djemtë dhe sa herë iu jepet mundesia bashkohen për të kaluar kohë bashkë.

“Nuk jam shkëputur por thjesht “Babastars” si emër nuk ekziston më. ‘Babastars’ është histori sepse jemi në 2022 dhe gjithçka ka evoluar nuk është më koha e grupeve. Me Getoarin kemi një raport shumë të ngushtë si koleg pastaj dhe miq gjithashtu dhe me të tjerët. Jemi bashkë sa herë kemi mundesi pasi dhe ne kemi obligime të tjera por kur na jepet mundësia jemi të gjithë bashkë, thjesht grupi nuk ekziston më si emër jo se jam shkëputur unë apo kushdo”- tregoi Majk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al