Një foto e publikuar në llogarinë e saj në Instagram dje i ka bërë të gjithë ndjekësit të dyshojnë se deputetja kosovare, Adriana Matoshi, është shtatzënë.
Aktorja shihej e ulur pranë një tryeze, e veshur me një crop top të zi, i cili i tregonte barkun pak më të fryrë krahasuar me fotot e tjera në rrjetet e saj sociale. Disa ndjekës nisën ta pyesnin nëse është në pritje të ëmbël e nëse do të sjellë në jetë një fëmijë me të dashurin e saj futbollist, afrikanin 19 vite më të vogël, Keith Groeneveld.
Por Adriana ka reaguar me anë të një postimi në Instastory dhe i ka sqaruar të gjithë se nuk do të bëhet nënë, pasi nuk është shtatzënë.
“Porsa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediat janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk ëhstë shtatzënë!”, shkruhej në postimin e Adrianës.
Matoshi dhe partneri i saj po shijojnë një histori dashurie prej më shumë se një vit dhe postimet e tyre bashkë në rrjete sociale nuk mungojnë. Ndonëse marrin edhe komente negative dhe paragjykuese, ata kanë vazhduar ta shprehin dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin.
Para disa ditësh, Adriana tregoi se Keith e kishte surprizuar me një darkë romantike gjatë pushimeve dhe i parapriu komenteve negative, duke shkruar krahas postimit: “Çdo herë duke u befasuar nga ky mashkull i pashëm. I uroj çdo femre në botë një mashkull që e trajton një grua siç bën ai. Me të vërtetë, një bekim nga Zoti. Për të gjithë urrejtësit, kujdes, po urreni një dhuratë nga Zoti”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al