Loredana Zefi arriti që t’i bënte lëmsh të gjithë në rrjete sociale duke publikuar imazhe ose statuse që të bënin të mendoje se këngëtarja është shtatzënë për herë të dytë.
“Prive” ka mësuar se kjo nuk është e vërtetë, pra reperja dhe ish-bashkëshorti i saj, Mozzik, nuk po bëhen sërish prindër.
Herë këpuca e një bebeje, herë poza krah Mozzik e më pas shprehja e dëshirës për t’u bërë nënë publikisht, ishin disa nga arsyet pse të gjithë nisën të mendojnë se reperja është në pritje të ëmbël.
Ata udhëtuan drejt Dubait për të kaluar disa ditë pushimi nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Më pas, artistja publikoi një foto familjare dhe barkun e saj të fryrë e kishte mbuluar me emojin e një zemre të kuqe.
Pavarësisht këtyre, është mësuar se momentalisht Loredana është fokusuar tek karriera e saj, pra tek muzika. Gjatë këtyre ditëve ajo po xhiron një klip të ri për të gjithë fansat e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al