Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez njoftuan ndarjen e tyre dy ditë më parë, dhe pas kësaj shumë po prisnin një reagim nga Madison Lecroy, dhe ja ku erdhi momenti!
Në mars, u shfaqën lajme se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ishin ndarë, pas thashethemeve se Alex e kishte tradhtuar me Madison, shkruan “Cosmopolitan”.
Kjo e fundit e mohoi këtë (duke thënë se ata kishin biseduar por ishte “i pafajshëm”), dhe Jennifer Lopez dhe Alex lëshuan një deklaratë duke thënë “Të gjitha raportet janë të pasakta. Ne jemi duke rregulluar disa gjëra.”
Së fundmi Madison dha një deklaratë të shkurtër dhe të ëmbël për ndarjen e Jennifer Lopez dhe Rodriguez: “I uroj atyre më të mirën.”
Madison më parë i kishte hedhur poshtë thashethemet për të dhe Alex Rodriguez, duke thënë: “Ai kurrë nuk ka tradhtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua”, se ajo “bisedoi me të rastësisht” dhe se ata “nuk u takuan kurrë”.
Në emisionin “Today”, pak ditë më parë, ish-çifti ndanë një deklaratë, duke thënë se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pasi u përpoqën të rregullonin problemet në çift. Lopez dhe Rodriguez u lidhën në 2017-ën dhe u fejuan në mars të 2019-ës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al