10 Maj, 2021

U tha se janë ndarë, por Tuna Sejdi dhe Patris Berisha bëhen prindër për herë të dytë! Ja gjinia dhe emri i foshnjës (Fotot)


Në shtator të vitit të kaluar, Tuna Sejdi performoi pas shumë kohësh për publikun kur u ngjit në skenën e “The Park Festival”, në Gostivar.

tuna sejdi patris berisha (6)

Mirëpo të gjithë vëmendjen e mori barku i saj i rrumbullakosur që i bëri të gjithë të mendojnë se këngëtarja është shtatzënë për herë të dytë.

tuna8

Ndonëse Tuna u mundua të fshihte gjurmët, ditën e djeshme ajo zbuloi se është bërë sërish nënë.

tuna sejdi patris berisha (4)

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto nga salla e lindjes, ku solli në jetë djalin e dytë, Zenin.

tuna sejdi patris berisha (3)

Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi  Sejdiu krahas postimit.

tuna sejdi patris berisha (2)

Për shkak të thashethemeve se Tuna dhe Patris Berisha janë ndarë, të gjithë nisën të pyesin se cili është baba i fëmijës.

tuna sejdi, patris berisha (8)

Përgjigjen e ka dhënë vetë artisti, duke publikuar në Instastory një nga fotot e realizuara në momentin që Zen ka ardhur në jetë.

tuna sejdi, patris berisha (1)

Mirë se erdhe në jetë Zen”, shkroi ai krahas fotos.

tuna sejdi patris berisha (5)

Dyshja janë bërë prindër për herë të parë kur u bekuan katër vite më parë me Tian, i cili tashmë është vëllai i madh në shtëpi.

tuna sejdi (2)

Prej muajsh ata përfliten për ndarje dhe shkak për këtë janë bërë disa veprime të dyshimta të këngëtares Sejdiu.

tuna sejdi, patris berisha (6)

Ajo hoqi nga ndjekësit në Instagram të Tianit babain e tij dhe pastaj ndryshoi mbiemrin e të voglit.

tuna sejdiu patris berisha (4)

Më pas u mësua se ajo kishte shkuar të jetonte në Prishtinë së bashku me djalin, por jo me Patrisin.

tuna (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al