Prej më shumë se një javë në rrjet po qarkullon lajmi se Mc Kresha ka hequr dorë nga muzika.
Shkak është bërë një foto që këngëtari ka publikuar në rrjetet e tij sociale, në të cilën shfaqet krah hoxhës Fatmir Latifa, pas faljes së xhumasë në xhaminë e Shipolit Mitrovicë.
Megjithatë, “Prive” ka mësuar se ky informacion nuk është i vërtetë, sepse Mc Kresha nuk ka hequr dorë nga projektet muzikore për shkak të fesë.
Artisti po punon për të sjellë këngë të reja. Falja e xhumasë nuk është diçka e re për reperin, sepse prej vitesh ai është një besimtar i devotshëm.
Pavarësisht kësaj, Mc Kresha ka pranuar se pas disa vitesh aim und të largohet nga bota e muzikës, për t’i lënë vendin gjeneratave të reja. Kjo sepse profesioni që ai ushtron ka një datë skadence.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al