17 Tetor, 2020

U tha se theu rregullat e Covid-19, reagon për herë të parë Dua Lipa: Është për të ardhur keq…


Një ditë më parë, mediat britanike raportuan se xhirimet e klipit më të ri të Dua Lipa-s u ndërprenë, për shkak se nuk zbatoi rregullat e Covid-19.

dua lipa (82)

Por pas këtyre lajmeve, 25-vjeçarja ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, duke hedhur poshtë ato që janë shkruar.

Për më tepër, artistja shkruajti se avokatët e saj kanë kontaktuar me gazetën “The Sun”.

dua lipa (4)

Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos sime në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër Covid-19.

dua lipa (6)

Kjo është e pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar. Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.

dua lipa (2)

Është për të ardhur keq që një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj, sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë.

Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim,“ ka shkruar Dua Lipa.

dua lipa (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al