16 Prill, 2023

U tha se Valdrin Sahiti shfrytëzoi pasaportën diplomatike për të kaluar në zonën VIP dhe u kap me drogë në aeroportin e Stambollit, reagon për herë të parë Prësidënca e Kosovës


 

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti ka qenë kryefjala e mediave gjatë ditëve të fundit.

Në rrjet qarkulloi lajmi se Valdrini u arrestua në aeroportin e Stambollit pasi u kap me lëndë narkotike dhe thuhej se ka përdorur pasaportën e tij diplomatike për të kaluar kufirin (kliko këtu).

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë stilisti por vetëm përmes avokatëve të tij, ku e kanë mohuar lajmin që të ketë ndodhur një ngjarje e tillë. Por së fundmi ka ardhur një reagim lidhur më situatëën nga Zëvendës Presidenti i Kosovës, Bekim Kupina.

Kupina theksoi se presidentja Vjosa Osmani nuk i ka i dhënë pasaportë diplomatike askujt dhe se nuk ka kompetencë ligjore të bëjë diçka të tillë. Ndër të tjera ai sqaroi gjithashtu se këto pashaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar.

“Sqarim i sërishëm. Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar nje gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”, shkroi zëvëndës Presidenti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al