6 Mars, 2024

U zgjodh lider i shtëpisë, Jetmiri ndanë banorët e “BVIP” në çifte/ Dyshja më pak të votuar do të…


Jetmir Salaj edhe pse ka vetëm pas ditë qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother” u zgjodh lider i shtëpisë.

 

Këtë herë zgjedhja u bë nga votat e publikut ku mes shumë duartrokitjesh Ledion Liço lexoi zarfin me rezultatet e votimit nga publiku.

Jetmiri me marrjen e detyrës si lider u vu para një detyre.

Ai duhet të ndante banorët në çifte dhe bazuar në ndarjen që Jetmiri ka bërë 7 nga çiftet e krijuara do të shpëtohen nga votat e publikut dhe çifti i fundit që mbetet si më pak i preferuari do të përballen ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin në fund.

Rezultati i çifteve të cilat shpëtojnë do të komunikohen ditën e shtunë (9 mars) duke mësuar kështu edhe çiftin më pak të preferuar që do të shkojë në një televotim mes njëri-tjetrin për të martën (12 mars).

Çiftet e ndara nga Jetmiri:

Egla-Ilnisa

Vesa-Juli

Romeo-Bardhi

Meriton-Rike

Roza-Heidi

Julia-Erjola

Françeska-Sara Karaj

Silvi- Ledjona

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al