Pak kohë më parë Drake na prezantoi me djalin e tij 2-vjeçar Adonis. Ai publikoi për herë të parë foto të djalit në muajin mars në Instagram.
Por 33-vjeçari tha se vendimi për ta bërë këtë nuk ishte planifikuar paraprakisht.
“Ishte e bukur për mua. Ishte e bukur ta ndaja me botën,”– tha këngëtari për “Young Money Radio”. “Thjesht e ndjeva. Nuk është se fola me dikë apo e planifikova, thjesht u zgjova një mëngjes dhe thashtë se kjo është diçka që unë dua të bëj.”
Drake u shpreh se dëshiron të vizitojë vende të ndryshme me djalin dhe të ndajë kujtime me të.
“Nuk dua që për shkak të zgjedhjes sime për tu bërë i famshëm, ti bëjë të gjithë të jetojnë këtë gjë,”- rrëfeu këngëtari. “Thjesht doja të të çlirohesha nga kjo.”
Në vitin 2018 u raportua se Drake ishte bërë baba për herë të parë. Adonis erdhi në jetë nga ish ylli i pornografisë Sophie Brussaux.
Reperi konfirmoi ekzistencën e djalit në albumin “Scorpion”, të publikuar po atë vit.
“Unë kam një djalë dhe ai është i bukur,”- tha ai, në atë kohë.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al