15 Maj, 2022

Ukraina fiton“Eurovision 2022”! Ja shtetet që u renditën në vendin e dytë dhe të tretë


Ashtu siç pritej Ukraina është shpallur fituese e “Eurovision 2022”!

Orkestra “Kalush” me këngën “Stefania” arriti të grumbullojë 631 pikë, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe , Spanjën të cilat u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Ishte vota e publikut ajo që përmbysi rezultatin duke i dhënë Ukrainës vendin e parë në garë.
Ukraina mori në total 449 pikë nga publiku, ndërsa 182 pikë nga juria e shtetve.

 

Pasi përfunduan performancën e tyre me këngën “Stefania”, e kënduar në gjuhën ukrainase, e cila është një homazh për nënën e Psyuk, Orkestra Kalush bënë edhe një thirrje në mes për të ndihmuar Ukrainën.
“Ju lutem ndihmoni ukrainën dhe Marioupolin. Ndihmoni Ukrainën tani”- thanë ata në përfundim të performancës.

Pikët maksimale nga juritë e shtetve ishin për Britaninë e Madhe me 283 pikë, që ndiqej nga Suedia dhe Spanja.
Kujtojmë se Shqipëria, e përfaqësuar nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finale. Ndërsa sa i përket pikëve të jurisë shqiptare, Italia u vlerësua me 12 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al