9 Maj, 2022

Ukraina pretendente në Eurovizion/ Ja renditja fituese ‘online’


Do të nis nesër Eurovizion në Torino të Italisë. Të gjithë jemi kureshtar për Ronela Hajatin, e cila do të jetë edhe këngëtarja e parë që do të performojë në skenën e madhe.

Ndonëse në rrjet kanë qenë të shumtë ata që e kanë pëlqyer këngën tonë, duket se “Sekret” i Ronelës nuk është ndër këngët më të votuara dhe më të komentuara si fituesit e këtij edicioni. Në rrjet, por edhe në kanalin e You Tube, deri më tani më e pëlqyera dhe më e votuara është kënga e Kalush Orchestra, që përfaqësojnë Ukrainën në këtë festival.

“Stefania” titullohet kënga që ka të ndërthurura edhe motive popullore të këtij shteti. Duket se sensibilizimi me luftën që ky vend po përjeton ka mbërritur edhe në muzikë. Pafund janë ata që kanë vlerësuar Ukrainën për këngën dhe për performancën, ndonëse në ditë të vështira. Ndërkohë si për çudi në vend të dytë renditet pikërisht Italia me “Brividi” nga Mahmood dhe Blanco.

Ajo që shihet me mjaft kuriozitet është edhe ngjitja e Britanisë në vend të tretë, ku kujtojmë se vitin e shkuara ky shtet mori 0 pikë. Ndërkohë në këngët më të dëgjuar dhe më të votuara janë edhe Suedia dhe Spanja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al