9 Tetor, 2024

“Unë dhe ajo”- Zbuluan emrin e vogëlushes që pritet të vijë në jetë, Sara Gjordeni bën setin fotografik! Ja si shfaqet ish-missi me barkun e rrumbullakosur, komenti epik i Bardhi Idrizit


Sara Gjordeni, teksa është shprehur se pret me padurim ardhjen në jetë të vogëlushes së saj, ka bërë së fundmi një set fotografik.

E veshur me një fustan të bardhe të çarë anësore, shihet qartë barku i saj i rrumbullakosur teksa ish-banorja e “Big Brother Vip” e mban me duar.

Ajo ka preferuar të publikojë vetëm një nga gjithë fotot që mund të ketë shkrepur duke lënë ndjekësit kuriozë për pozat e tjera.

Unë dhe ajo” shkruan Sara përbri postimit, ndërsa vihet re dhe komenti i Bardhit që shkruan: Vajzat e mia!

Kujtojmë që pak ditë më parë partneri i ish-missit, Bardhi Idrizi, ka zbuluar në këngën e tij të fundit emrin e vajzës “Nea.”

Pas publikimit të këngës menjëherë ish-banorja e “BBV”, shpjegoi kuptimin e këtij emri në llogarinë e saj personale “Instagram”.

 “Dikush që do të ringrihet gjithë jetën si versoni më i fortë i vetes nga fatkeqësitë. Nea, e re në greqishten e lashtë, nënkupton një individ i cili qëndron gjithmonë i ri, në shpirt, në pamje dhe që nuk rresht së përmirësuari veten.

Në islam: Dhuratë e frutshme, një person i cili sjell dritë e që jeton një jetë të gjatë dhe të gëzueshme,” shpjegoi Sara.

Kujtojmë që çifti i njohur Sara Bardhi i patën fillesat e romances së tyre brenda shtëpisë se Big Brother Vip, pas daljes nga shtëpia ata e vazhduan lidhjen e tyre dhe teksa janë duke pritur të vijë në jetë “Nea,” ata shpesh bëjnë dedikime për të voglën në rrjetet sociale.

Disa ditë më parë u pa ish-misi me një postim për bebushen teksa i dedikoi disa fjalë të ndjera.

sara gjordeni bardhi idrizi

Sara shkrimin e saj të gjatë e ka shoqëruar me një video, ku duket që vajza lëviz në bark, si shenjë për të treguar se ajo i dëgjon fjalët e nënës.

 

sara gjordeni bardhi (4)

 

Në fjalët e saj, ajo i drejtohet vajzës, duke i thënë se zemra i ndal kur ajo nuk lëviz dhe ‘shkrin serish kur mi vret brinjët me këmbët e tua te vogla’.

sara gjordeni bardhi

Gjordeni thotë se ka 100 pyetje në kokë, por që të gjitha do të marrin fund, sapo të shohë dhe të mbajë në krah të voglën e saj.

sara gjordeni

Me beso qe ndiej sikur je ti ajo qe po me rrit mua me shume. Frika ime me e madhe kur hedh këto rreshta ne ekran oj e vogël, është se po tringëlloj klishe dhe e mërzitshme si cdo prind i ri, po ata çfarëdo te shkruaj gjithsesi nuk e dine se çfarë je ti per mua e ndoshta sdo e dine kurrë”, shkruan nder të tjera Sara.

sara gjordeni bardhi

Postimi i Sara Gjordenit:

Hej Mam Ka ngelur pak kohe derisa ti te vish, e unë ndihem ne faj qe ndonjëherë nuk flas për ty mjaftueshëm. A e di mam, ditët kane ndryshuar, nuk gdhihem e as fle me njësoj, orët kane tjetër ndjesi, e pikërisht këto ndjesi, zgjasin nje përjetësi orësh. Ka çaste qe dita ndal tërësisht, ashtu sic ndal zemra ime momentet kur ti nuk lëviz e shkrin serish kur mi vret brinjët me këmbët e tua te vogla. Ti nuk e di ende, por mami është ne gjendje te duroje nga ti shume me tepër dhimbje sesa ato këmbët e vogla qe me trembin e me zgjojnë nga gjumi mes natës. Nuk e dija si është te jap nga kockat e mia, nga gjaku e organet e mia… Nuk e dija si është te dashurohesh çmendurisht pas një krijese qe ende as e ke pare, këto po mi mëson ti e vogla ime, mami po rritet bashke me ty. Me beso qe ndiej sikur je ti ajo qe po me rrit mua me shume. Frika ime me e madhe kur hedh këto rreshta ne ekran oj e vogël, është se po tringëlloj klishe dhe e mërzitshme si cdo prind i ri, po ata çfarëdo te shkruaj gjithsesi nuk e dine se çfarë je ti per mua e ndoshta sdo e dine kurrë.

Kjo besoj për fajin tim sepse edhe pse kam lexuar mjaftueshem, serish ndihem sikur s’ka sasi librash qe me mbush fjalorin aq sa per tu shprehur me fjalët qe ti meriton te te them. Ti nuk je thjesht fëmija im e vogla ime, ti je 100 sfida te mamit te fituara njëherësh, je nje lufte e madhe qe mamit i ka kushtuar shume lot, shume fjale, shume dhimbje, shume ndryshime, po ne te njëjtën kohe moj mistrece shkelmuese, me ke dhene dite me diell, endrra, shprese, jete! Po me cfare te ti shperblej une ty keto? A do te mjaftojne lodrat qe do te blej o mamush? A do te kënaqin pushimet qe do bejme? A do te mjaftoje ty prania ime? Kujdesi im? A do jem une e afte te te jap ty aq sa per te kompensuar gjithcka ti me dhe mua? 100 pyetje ne koke e ëmbla ime e vogel, fluturza ime, po mami e di qe sapo te ti shoh syte cdo gje do marre kuptim dhe do kem gjithe pergjigjet e botes, ne krahet e mi … Te Dua o zog i bardhe! Mami

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al