Gramoz Aliu, reperi i njohur shqiptar me emrin e artit Mozzik, ka thumbuar dikë në rrjetet sociale, por më vonë është penduar dhe e ka fshirë statusin.
Ai është shumë aktiv në Instagram ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga jeta personale dhe ajo profesionale. Ditën e sotme ai ka habitur jo pak pasi në një status në Instastory shkroi: “Unë e di kush je ti”.
Statusi i siguruar nga “Panorama Plus” ka qëndruar vetëm disa minuta në llogarinë zyrtare të tij në këtë aplikacion pasi më vonë është penduar dhe e ka fshirë.
Nuk dihet se kë po thumbon Mozzik por dukshëm ky status ishte një mesazh i koduar. Për ndonjë kolegë, apo për dikë që e ka zhgënjyer dhe ne nuk e dimë?
Mozzik ka deklaruar se është single dhe nuk ka askënd në krah për momentin. Megjithatë ai është përfolur vazhdimisht për një rikthim me ish-partneren e tij Loredana. Kjo e fundit ndodhet këto ditë në Shqipëri, ku thuhet se po xhiron një videoklip me Noizyn.
Noizy dhe Mozzik kanë një raport shumë të mirë bashkë dhe madje pak muaj më parë bashkëpunuan për një këngë. Shpesh ata e përkrahin njëri-tjetrin për projektet e reja dhe mbetet për tu parë nëse Mozzik do e përkrah edhe për bashkëpunimin me Loredanën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al