19 Mars, 2022

“Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot!” Të gjithë janë të bindur se kënga e Donald Veshajt është dedikim për Bora Zemanin


Donald Veshaj ka qëndruar në heshtje që kur ka dalë nga “Big Brother VIP”, e së fundmi ka vendosur të flasë përmes muzikës.

Aktori tha kur ishte pjesë e formatit se nuk i pëlqen shumë të këndojë, por një muaj pas përfundimit të kësaj aventure ai ka sjellë një këngë e cila mban titullin “Nuk je”.

Të gjithë fansat janë të bindur se kjo këngë i dedikohet Bora Zemanit. Në vargjet e saj Donaldi thotë: “Në këtë qytet i vetëm eci nëpër shi/ Aromën nuk e ndjej se nuk je më ti/ Në këtë mëngjes akoma pres”

Po ashtu më tej në refren ai thotë:”Ama sot ti nuk je/ Më the nuk vij/ Veten po humb pa ty çdo ditë/ Pak dashni ti vetëm falma”.

“Unë jam idiot, ama jam idioti jot!”- është kjo një nga frazat që nuk u ka shpëtuar njerëzve. Kur ishte në “Big Brother VIP”, Donaldi i tha në një bisedë Semi Jaupajt, se këtë frazë ka dashur ta shkruante te “Toxic Love” që këndohet nga Elgit Doda dhe është shkruar nga Donaldi. Teksti i dedikohet moderatores dhe historisë së tyre të dashurisë.

Donaldi dhe Bora kanë qenë në një lidhje dashurie për më shumë se dy vite. Romanca e tyre mori fund në fillim të 2021 për shkak të xhelozisë dhe problemeve që çifti ka patur. Megjithatë, me hyrjen e Donaldit në Big Brother VIP, u duk se ata u ribashkuan. E gjitha nisi nga takimi me Borën kur shkëmbyen edhe një puthje në buzë.

Por, pak javë më pas Donaldi u lidh me Beatrix, duke deklaruar shpesh se askush nuk i di gjërat që di ai për lidhjen me Borën dhe se ka pritur një shenjë nga kjo e fundit por nuk e ka marrë. Por, 24 orë pas daljes nga Big Brother VIP ai dhe Beatrix u ndanë për arsye që ende nuk i kanë zbuluar.

Nga ana tjetër, Bora nuk ka reaguar asnjëherë për lidhjen e tyre. I vetmi reagim i saj ka qenë një status përmes të cilit i bëri thirrje fansave mos të revoltoheshin me Donaldin sepse “edhe ai njeri është dhe gabon”.

Nuk dihet nëse ata kanë komunikuar pas daljes së Donaldit, por fansat u kërkojnë vazhdimisht të rilidhen. A do i japin ata një mundësi tjetër lidhjes së tyre? Mbetet për tu parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al