3 Qershor, 2022

“Unë e fus mamin në binarë!”/ Mimoza Ahmeti dhe e bija në një rrëfim të rrallë: Është jo tradicionale


Shkrimtarja Mimoza Ahmeti dhe vajza e saj Eir janë shfaqur në një intervistë ku kanë rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta dhe marrëdhënia e tyre.

Eir këto ditë ndodhet në Tiranë ku edhe ka interpretuar dy ditë më parë në një eveniment me këngë e poezi bashkë me nënën e saj, teksa do të sjellin edhe një album së bashku.

Të ftuara në ‘Wake Up’ ato treguan se sa mund të jenë të ngjashme aq edhe ndryshojnë. Fakti që janë shkrimtare të dyja sa i bashkon, aq edhe i diferencon.

Eir tregoi se ajo e kritikon më shumë Mozën duke i kërkuar sipas saj të futet në binar në krijimet e saj dhe të jetë larg abstraktes. Kurse Moza pranoi se e bija është më racionale se ajo.

Eir: “Ka një moment, unë jam ajo që e bezdis më shumë mamin me idetë sepse përpiqem, ndonjëherë edhe e teproj, që ta fus mamin në binarë. I them: “Shiko, përpiqu që ta bësh edhe pak më mainstream. E kuptoni se edhe arti ka nevoje të kuptohet se ndryshe rrezikojmë të humbasim brenda abstaktes. Unë jam armike e abstraktes. Kritika vjen në momentin final. Nuk e bllokon fazën e krijimit. I marrim gjërat me qetësi.”

Moza: “Eir është më racionale. Mua më pëlqen kuturisja. Unë nuk kam nevojë dhe nuk të më kuptojnë. Unë dua të më ndjeni. Rinia fillon me daljen e zemrës jashtë kuptimeve.”

Eir tregoi se ka patur një marrëdhënie paksa ndryshe me mamanë të cilën e konsideroi jo si një nënë tradicionale e cila e ka lejuar të shprehet dhe mos të ketë frikë.

Eir: “Deri në këtë moment kemi funksionuar secila në korsinë e vetë. Luftë kemi bërë për shkëputje jo bashkim te fusha e kreativitetit. Mami e priste me kënaqësi të jashtëzakonshme çdo takim por kalonim kohë si çdo nënë e bijë. Ndoshta në një mënyrë pak më ndryshe sepse nuk ka qenë kurrë mami tradicionale. Më ka lejuar të shprehem dhe mos të kem frikë. Duke krijuar këtë frymë qetësie dhe bashkëpunimi unë kam qenë gjithmonë shumë e kënaqur nga komunikimi dhe gjërat që bëja e ndjeja që kisha dikë që më ndiqte dhe më jepte një suport.”

Moza: “Ashtu si unë, edhe Eir vuan nga një lloj pasiviteti për tiu treguar botës. Unë e kam patur absolute deri në atë pikë që nuk doja të merresha me art. Kisha një marrëdhënie me universin të pa ndërmjetësuar nga asgjë. Nuk kisha pse t’i hyja kësaj loje që është me shumë rrisqe. Marrëdhënia direkte me universin është shumë komplekse, bëhen e komplikuar kur hyn dikush i tretë si publiku.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al