16 Prill, 2022

“Unë i zhvesh artistët”/ Nga pamja e Ronela Hajatit në “Eurovision” dhe zënkat me Kiara Titon tek eksperienca më e çmendur seksuale, flet Niko Komani


Stilisti Niko Komani është mjaft i pëlqyer nga personazhet e njohur të ekranit apo edhe nga artistët të cilët i besojnë atij shpeshherë look-un e tyre në daljet publike apo në klipet muzikore.

Ai së fundmi është bërë pjesë edhe e talent-showt “Style Star”, ku është anëtar jurie. Në një intervistë për “Prive”, Komani ka zbuluar zënkat me moderatoren e këtij programi, Kiara Titon.

I pyetur se për çfarë zihet më shpesh me moderatoren Niko Komani tha:

“Që unë them “të premtoj që nuk dua të zihem këtë episod”. Unë gjithmonë zihem.”

Ndërt të tjera ai zbuloi një nga gënjeshtrat që ka thënë nëpër intervistat e mëparshme, duke treguar se ai në fakt “i zhvesh” artistët.

“Një nga gënjeshtart është “unë nuk nuk i zhvesh artist por mundohem të bëj art”. Unë i zhvesh artistët!”- tha stilisti.

Sa i përket artistëve me të cilët do të donte gjithmonë të punonte, ai ka veçuar emrat e këngëtarve Tuna Sejdiu dhe Ronela Hajatit. Kjo e fundit do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” ku për look-un e saj do të kujdeset Niko Komani. Në intervistat e dhëna më herët ai ka shprehur se performanca e Ronelës do të jetë shumë ndryshe nga çdo performancë që është bërë më parë në “Eurovision” duke mos dhënë detaje.

Ndërsa së fundmi ai zbuloi se pamja e Ronelës do jetë ngjyrë rozë: “Rozë, ja e thashë”, tha ai duke mos dhënë sërish detaje.

Niko u pyet gjithashtu edhe për eksperiencën më të çmendur seksuale:

“Në rrugë në kohë karantine, ruga bosh…”- u përgjigj ai.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al