Reperi shqiptar Nush Mehmeti ka ironizuar të gjithë konkurrentët e tij dhe artistët shqiptarë që sipas tij blejnë klikime.
Reperi qenë i ftuar së fundmi në emisionin “N’Zoom”, ku foli edhe për projektin e fundit muzikor në bashkëpunim me Fjolla Morinën.
“I ka marrë malli njerëzit të dëgjojnë kështu albumesh, iau kam ndryshuar lojën. Tani po të të dëgjoni këto këngëtarët e reperët tonë:” Albumin në pritje” Se unë jam shembull për artistët. Nuk i bëj gjërat me plan.”– shprehet mes të tjerash reperi për albumin e tij të ri muzikor.
Në lidhje me suportin që artistët shqiptarë i japin njëri-tjetrit, ai vuri theksin në faktin se ata thjesht bëjnë një postim në Instagram dhe e quajnë “mbështeteje.” Por sipas tij suporti nuk tregohet vetëm me një postim:
“Suport nuk është të postojnë në story, suport është kur e shikon një artist që po punon dhe e merr dhe ndihmon, e thërret në këngë.”- tha Nushi.
Sipas Nushit, së shpejti do të zbulohet se artistët blejnë klikime pasi 30-50 milionë klikimet që kanë aktualisht nuk janë reale.
“Artistë do të dalë një ebsite që do ua nxjerrë të gjitha klilkimet e blear, dhe atëherë e shihni që 30 milionë, 40 milionë, 50 milionë, i bëjnë vetëm nëse vdesin edhe ngjallen.”– tregoi reperi.
Ndërsa sa i përket raportit të tij me reperët e tjerë të estradës, ai theksoi se nuk ka shoqëri apo miqësi.
“Para së të nis të bëj rrep skam pasur lidhje me artistët. Më pas i kam njohur pak a shumë kur na ka qëlluar të takohemi, por jo që kam pasur shoqëri. Tani duke u rritur edhe profesionalisht po e shikoj që respekti i tyre ndaj menje dhe i imi ndaj atyre nuk është më i njejtë.”– përfundoi Nushi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al