4 Dhjetor, 2024

“Unë mbaja fëmijët ndërsa ti më tradhtoje”, futbollisti shfryn ndaj ish-partneres: Mashtruese, përdor inteligjencën artificiale për…


Mauro Ikardi nuk duron më. Sulmuesi argjentinas ka vendosur t’i përgjigjet flakë për flakë Uanda Narës teksa ka shfrytëzuar deklaratat e kësaj të fundit se njihej prej tre vitesh me reperin L-Gante me të cilin ka një histori publike tashmë pas ndarjes me futbollistin.

fdggfdgfdgfdgfdfdgfgdfgd

Ai ka folur për një gazetar të njohur argjentinas, i cili ka publikuar më pas bisedën në rrjetet sociale, duke bërë të qartë se tani as sulmuesi nuk do të përmbahet në deklaratat kundër ish-gruas së tij.

Bën viktimën, pasi je mburrur me gazetarët. Më ke mashtruar mua dhe fëmijët e tu për tre vite dhe ke pranuar se ke qenë jobesnike, ndërsa unë kujdesesha për fëmijët, duke kujtuar se po punoje. Ndërsa ti kishe një jetë të dyfishtë.

Fyen dhe shpif, je një aktore e mirë, por të ra maska. Ke treguar bisedat tona të vjetra, nuk më intereson, nuk jam i fiksuar, nuk kam raporte me askënd, gënjeshtra dhe përsëri gënjeshtra. Prioriteti im i vetëm janë vajzat e mia dhe rikuperimi nga dëmtimi. Të shohim çfarë do të bësh kur drejtësia do të shohë prova të vërteta, jo biseda të vjetra dhe audio të realizuara me inteligjencën artificiale”, ishte akuza e Ikardit ndaj ish-gruas së tij me të cilën e pret një betejë e gjatë ligjore për divorcin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al