Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta e saj, ku ka veçuar momentet të cilat e drejtuan rreth fushave të tjera të artit përveç letërisë. Ajo foli gjithashtu edhe për rolin e saj në formatin “Big Brother 8”, ku sqaroi vendimin që mori asokohe për t’u larguar.
Ahmeti ka qenë opinioniste e “Big Brother 8”, por u largua nga pozicioni i saj vetëm dy javë pasi ky reality-shoë uli siparin. Ajo u pyet edhe nga moderatori i emisionit “Abc e Pasdites”, ku ajo ishte e ftuar në lidhje me formatin.
Biseda:
Pyetje: Mbaj mend teksa po lexoja, më doli teksa flisje për një kolltuk shumë të shtrenjtë dhe më pas për një tërheqje nga “Big Brother”, “nuk më paguan sa kolltuku…
“Ajo ishte një improvizim që bëra unë për të dalë nga situata se s’doja të bëja sqarime, nuk gjeta atë atmosferë që unë mendoja që shkonte me personalitetin tim. Dhe disa indikiacione më bënë të kuptoja që mund të bëhesh edhe ndonjë lojë aty për të krijuar publicitet. Sepse nuk është e rralllë që të bëhet publicitet me artistët e pambrojtur.”
Pyetje: Do ta bënte Moza një eksperiment social, të mbylleshe 24 orë në 3 muaj në sy të publikut shqiptar?
“Unë mund të rri edhe nudo në sy të publikut shqiptar. Unë mund të bëj çdo gjë për publikun shqiptar. Puna është në çfarë sensi mirëdashje bëhet. Por nëse ti futesh aty të shrydhesh, të provokohesh, tjetërsohesh dhe në fund të mos marrësh një …. unë se kam për gjë edhe ti zhvishem dhe publikut fare, ashtu sikurse lind njeriu. Puna është se janë shumë gjëra që e tjetërsojnë shpirtin… dhe prandaj…”
Ndër të tjera shkrimtarja ka folur edhe për vendimin e saj për t’u marrë me muzikë dhe pasojat me të cilat u përball.
“Muzika ishte një sferë që bëri edhe ajo krisjen në raportin tim me publikun. Një grua e cila ishte parë si ikonë që s’duhet të bënte asgjë [ërveç imazhit, s’duhet të dilte këtu. Sepse muzika në Shqipëri ishte parë si një lloj arti inferior ose tepër professional për ata që e ushtronin. Isha goxha pa qef në atë kohë, dhe doktori më thoshte që po s’more ilaçe, që s’i mora deri në fund, shansi yt…Dhe jo i thashë s’dua ti marr. Dhe fillova të merresha me muzikë, dhe dolën këto këngë që ishin jashtëzakonisht të veçanta por si gjithmonë ata që shkaktuan nogacionin, nuk mund të promovonin me qejf të madh këngët e mia. Ngela prap pas porte. Arrita të bëj dy albume”, rrëfeu ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se ka dy projekte paralele me të cilat po punon sa i takon muzikës:
“Kohët e fundit kemi një këngë më Zhakun, ajo jeton në Gjermani me të shoqin e saj gjerman. Ka një projekt që po gatuhet me të. Por, ndërkohë ajo është shtatzanë dhe lajm i mirë shumë ky dhe nuk e di se sa do eci. Kam një projekt edhe me Genti Lako, bashkë me mua do të bëj një koncert. Do dhe ai të këndojë.”, shtoi poetja.
Ahmeti foli edhe për fillimet e karrierës së saj si shkrimatre e lirë, dhe sfidat me të cilat është përballur për ta realizuar këtë gjë në atë kohë. Poetja ka treguar gjithashtu rreth eksperiencës së saj në “Sanremo”, rrëmbeu një nga çmimemt më të rëndësishme në Itali.
“Disa kujtime krijuan një gjurmë në jetë time dhe më bënë të ndryshoj konceptin mbi të gjithën në relativetet ose me atë që quhet vlerë. Në një moshë shumë të re isha shkrimtare në profesion të lirë. Vetë e bëra kërkesën sepse po më sorollasnin, ndërsa insitiucionet donin të më merrnin. Vendosa të bëj një kërkesë pranë Dritëro Agollit, që unë dua të dal në profesion të lirë.
Unë kam qenë shkrimtarja më e re dhe më fëmijërore në moshë në të gjithë lindjen. Po sistemi ndryshoi dhe unë mora drejtimet e mia. Në 89-tën më fton Giussepe Conte, në Sabremo, festivali i parë i poezisë së Sanremos ku merrnin pjesë rreth 9 poetë nga më të mirët e italisë dhe për të përshëndetur kishte ardhur Mimoza Ahmeti. Kisha veshur një pallto të zezë. Sanremo më dha idenë që arti im është një art ekskluziv dhe është shumë turp që unë duhet ta them këtë vetë, por ma dha. Ajo çka e vështirësoi situatën time ishte 2001-shi ku unë jo vetëm që nuk fitova gjë në zgjedhje por u dërrmova jashtëzakonisht shumë dhe kjo histori nuk ka më rëndësi. Sepse e gjitha pas 7 vitesh vuajtje të jashtëzakonshme më dha mundësinë që ta kthej të gjithë këtë në një përftesë ose në një kënaqësi, që ishte shkolla në Vjenë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al