Plot 4 vite lidhje morën fund pak muaj më parë kur këngëtarja Rovena Diplo dhe i dashuri i saj balerin u ndanë.
E ftuar në ‘Këndo Këngën Time’, ajo foli ndër të tjera edhe për ndarjen nga partneri. Këngëtarja u shpreh se ajo nuk tradhëton, as në jetë as edhe në bashkëpunimet muzikore, duke i qëndruar kështu besnike njerëzve me të cilët ka punuar për një kohë të gjatë.
“Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi nuk tradhëtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunojë. Kështu që edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht për ta nxjerrë atë mirë”, u shpreh Rovena.
Mos ndoshta ndarja e këngëtares nga Eltoni erdhi si pasojë e një tradhëtie? Rovena nuk e ka thënë këtë gjë konkretisht por fjalët e saj na bëjnë të dyshojmë paksa…