5 Mars, 2022

“Unë sot deklarohem për ty”/ Midis Mikelës dhe Rrushes ja kë zgjedh Erioni


Mbrëmjen e sotme në “Për’puthen Prime”, Erion Kukaj është deklaruar për Mikela Pupën duke mos i vazhduar më takimet me Rrushe Zybën.Ai në fillim pati një takim me konkurrenten ku i tha se ndjenjat që kishin për njëri -tjetrin duhet të qëndrojnë aty ku kanë qenë 5 vite më para. Erioni u shpreh se e rrespekton shumë Rrushen dhe shtoi se do të dëshironte që mes tyre të kishte vetëm një miqësi të mirë. Gjithashtu dhe konkurrentja tregoi se do ta rrespektonte vendimin e tij cilido të ishte.

“Ajo që unë nuk kam dashur kurrë ne jetë është që të bëjë një person tjetër keq. Gjithmonë jam menduar që të jem Erioni i vërtetë. Por që ngadalë duhet t’i mendojmë këto gjëra më gjerësisht. Ne na shkon muhabeti mirë. Këto janë gjëra të vërteta. Një person duhet të marrë një farë vendimi ose rrugë. Ka të bëjë pak edhe pjesa që ti ke hyrë më vonë. Nuk e di çfarë do kishte ndodhur. Ne kemi kaluar shumë mirë, kemi pasur një kimi shumë të mirë. Këto ndjesi që kemi tani t’i lejmë ty ku kanë qenë, domethënë para pesë vitesh.inë ty të respektoj shumë si femër, familjen tënde dhe dëshira ime është që në vazhdim  të kemi një marrdhenie shoqërore”- tha konkurrenti.

Më pas Erioni u deklarua për Mikelën me fjalët më të ndjera. Gjatë momentit të kërcimit studioja u mbush plot me trëndafila ndërsa të gjithë kanë duartrokitur për ta.

“Unë sot deklarohem për ty. Ke qenë dikish qëë ma ke marrë vëmendjen dhe zemrën që në audicione. Unë e di që jam më se i lumtur. Është një vendim që ka kohë që e kam marrë, por nuk e dija sa i sigurt isha. Tani kam arritur në një pikë që unë këtu dua të njoh vetëm ty.”- u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al