13 Shtator, 2017

Uragani ‘Irma’ i shkatërron shtëpinë edhe aktores së njohur shqiptare


Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Almeda Abazi, janë dëmtuar si shumë artistë të tjerë nga uragani “Irma” që goditi ditët e fundit Amerikën.

Almeda dhe Tolgahan, një vit më parë blenë dy shtëpi, një në Miami dhe një në Los Angeles .Sipas burimeve nga mediat turke thuhet se dy shtëpitë që ata kishin blerë ishin të një vlerë marramendëse, njëra me vlerë 385 mijë dollarë (në provincë) dhe 210 mijë dollarë për shtëpinë e dytë.

Vetë Tolgahan, pasi mësoi për dëmin e madh që u bë, tha: “Sikur ta kisha parashikuar katastrofën, nuk do ta kisha bërë të gjithë këtë investim…”

 

Megjithatë, aktori tha se çdo gjë që ndodh, e ka një arsye dhe një të mirë. Mjafton, shtoi ai, të mos ketë dëme në njerëz  se të tjerat zgjidhen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al