Një donacion i madh prej 5 milionë dollarësh u bë nga Taylor Swift për organizatën jofitimprurëse Feeding America për të mbështetur përpjekjet e rimëkëmbjes së mijëra qytetarëve amerikanë të prekur nga uraganet Helen dhe Milton.
Sipas CEO të Feeding America, Claire Babineau-Fottenot, donacioni prej 5 milionë dollarësh do të ndihmojë në shpërndarjen e ushqimit, ujit dhe gjërave të tjera thelbësore.
“Së bashku, ne mund të kemi një ndikim në mbështetjen e familjeve ndërsa ato përpiqen të përballojnë sfidat me të cilat përballen. Faleminderit, Taylor, që qëndruat me ne në lëvizjen për t’i dhënë fund urisë dhe për të ndihmuar komunitetet në nevojë”, tha Bambino-Fottetot.
Taylor Swift has donated $5 million to ‘Feeding America’ for Hurricane Helene and Milton relief efforts.
Her donation will help communities rebuild, provide food, clean water and supplies to those affected. pic.twitter.com/3s3pLQLyMh
— Pop Base (@PopBase) October 9, 2024
Uragani Helene shkatërroi pjesë të Karolinës së Veriut, Gjeorgjisë dhe Tenesit Lindor, ndërsa Florida u godit më së shumti nga Uragani Milton.
Taylor Swift nuk është e vetmja këngëtare që nxiton të ndihmojë në përpjekjet për rikuperim: Dolly Parton dhuroi gjithashtu 5 milionë dollarë për përpjekjet e ndihmës në partneritet me Ëalmart, ndërsa Fondacioni Metallica dhuroi 100,000 dollarë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al