Pothuajse të gjithë njerëzit i lakmojnë ëmbëlsirat, pavarësisht efekteve të dëmshme që ato mund të kenë në organizëm nëse konsumohen me tepri. Sigurisht që trupi i njeriut ka nevojë për sheqerna, por të gjithë mjekët këshillojnë konsumin e sheqernave natyrale të cilat janë të shëndetshme, por nga ana tjetër edhe zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira. Më poshtë ju rendisim disa fruta ose perime të cilat përmbajnë sheqer natyral:
Figu
Gjatë kohës, kur figu i freskët nuk mund të gjendet, ju mund ta konsumoni atë të thatë. Figu përmban shumë vitamina dhe minerale, por më së shumti, magnez dhe vitamin C. Ai pastron metabolizmin duke larguar depozitat e yndyrës dhe po ashtu sekreton insulinën, e cila ndikon në nivelin e sheqerit në gjak.
Domatet
Domatet preferohen të konsumohen ose të freskëta ose në formë të puresë në baza ditore. Ato përmbajnë nivel të lartë të triptofanit, një aminoacid që trupi e konverton në serotonin dhe një nga mineralet në përmbajtjen e tij është kromi. Kromi redukton dëshirën për ushqim dhe rregullon me sukses glukozën në gjak dhe kolesterolin në trup.
Mollët
Shumica e frutave janë një zëvendësues i shkëlqyeshëm për ëmbëlsirat. Molla është e pasur me fibra dhe karbohidrate të shëndetshme që krijojnë një ndjenjë të ngopjes dhe plotësojnë nevojën për ëmbëlsira.
Kanella
Kjo erëz aromatike nuk është domosdoshmërisht vetëm një përbërës në ëmbëlsira pasi ajo parandalon ndryshimet e papritura në nivelet e glukozës në trup duke larguar kështu nevojën për ushqime të ëmbla. Ju mund të spërkatni me kanellë edhe sallatën e frutave.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al