9 Prill, 2024

Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet


Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i panjohur.

Edhe pse në shumicën e rasteve është diçka e natyrshme që ndodh me plakjen, ka faktorë të tjerë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi ose probleme të ndryshme shëndetsore që nxisin më tej rënien e tyre.

Disa nga këta faktorë mund të jenë më të vështirë për tu trajtuar dhe parandaluar, por përfshirja e lëndëve ushqyese të duhura në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë një opsion në parandalimin e rënies së mëtejshme.

Sipas këshillave të ekspertëve botërorë të shëndetit, ka një ushqim të veçantë i cili ndihmon në parandalimin dhe forcimin e flokëve, të cilin AgroWeb.org e zbulon për ju më poshtë.

Cili është ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet?

Sipas ekspertëve, një nga ushqimet më të mira që mbështet shëndetin e flokëve janë vezët, veçanërisht e verdha e tyre.

Vezët përmbajnë lëndë ushqyese dhe vitamina që mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve, në veçanti janë të pasura me Biotinë.

Biotina është një lloj vitamine B, dhe përveç vezëve, ajo mund të gjendet në mish, organe të kafshëve, peshk, fara dhe arrorë.

Në një vezë ju do të merrni rreth 10 mikrogramë nga kjo lëndë ushqyese, që është 33% e vlerës së rekomanduar ditore.

Kjo është pothuajse përqindja më e lartë e biotinës që një ushqim përmban pas mëlçisë së viçit.

Plus vezët janë pak më të lehta për t’u përfshirë në vaktet tuaja sesa mëlçitë!

Edhe pse nuk ka shumë të dhëna që tregojnë se biotina në mënyrë specifike parandalon rënien e flokëve, ka të dhëna që sugjerojnë se mungesa e kësaj lënde ushqyese lidhet me një shëndet të dobët të flokëve.

Pra, konsumi i ushqimeve me biotinë si vezët, mund të ndihmojë në rritjen e flokëve tuaj me një ritëm të shëndetshëm.

Gjithashtu një përfitim tjetër që vezët kanë është se përmbajnë proteina me cilësi të lartë, një tjetër lëndë ushqyese që mbështet shëndetin e flokëve tuaj. /AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al