8 Dhjetor, 2017

Vajza e Aurela Gaçes seleksionon të preferuarit, ja kush do e fitoj ‘’Këngën Magjike’’


Kënga Magjike është shndërruar në kryefjalën e kësaj  jave teksa këngëtarët konkurrojnë në performanca të muzikës së lehtë për të zgjedhur fituesin e edicionit të 19-të. Shumë edhe nga artistët që nuk kanë marr pjesë , kanë qenë në sallë për ta ndjekur festivalin dhe këtë e kemi parë me anë të postimeve në rrjetet sociale. Edhe këtë vit formula e votimit duket se do të jetë e njëjtë. Por ndërsa nata finale do edhe një ditë të vij, Grace, vajza e Aurela Gaçes e ka zgjedhur fituesin dhe të preferuarin e saj.

Ajo dje ka shoqëruar mamin në Pallatin e Kongreseve për të ndjekur nga afër festivalin dhe  nëse do kishte mundësi të votonte, Grace do t’i jepte pikët maksimale Valon Shehut, xhaxhin John Van Ride dhe Klejti Mahmutaj meqë është edhe vëllai i nuses së xhaxhait. Këtë gjë vetë Aurela e ka pohuar me anë të një statusi në Instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al