Vajza e vetme e këngëtarit legjendar Elvis Presley, Lisa Marie Presley ka thënë se po përballet me vështirësi financiare. Gjithashtu ajo ka ngritur një padi për pasurinë 100 milionë dollarësh duke e akuzuar ish-menaxherin për neglizhencë të vëmendjes ndaj parave të saj.
Mediat e huaja shkruajnë se ish-menaxheri i është kthyer padisë së 50-vjecares duke e akuzuar për jetesën luksoze si dhe për faturat e papaguara, vlera e të cilave arrin në 800 mijë dollarë.
Ndërkohë thuhet se Lisa Marie Presley ka mbetur me një pasuri vetëm prej 16 milionë dollarësh. Gjithashtu dihet se ajo ka qenë e martuar 4 herë.
Ajo ishte vetëm 9 vjeçe kur këngëtari Elvis vdiq në vitin 1977 duke i lënë asaj të gjithë pasurinë që u menaxhuar nga Barry Sieger deri në vitin 1993.
50-vjeçarja është nënë e katër fëmijëve, tri vajzave e një djali. Ajo ka dy vajza binjake Harper dhe Finley, 9-vjeçare, me ish-bashkëshortin Michael Lockwood.
Gjithashtu është nëna e vajzës Riley Keough, 28, dhe djalit Benjamin Keough, 25, me ish-bashkëshortin Danny Keough.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al