9 Mars, 2022

Vajza e Ilir Shaqirit, Emily, flet për takimin e tyre pas Big Brother VIP dhe planet për të jetuar në Tiranë: Është shumë bukur


Përveç Iliri Shaqirit që u shpall fitues i “Big Brother VIP” dhe u bë i njohur edhe për brezin e ri që nuk e njihte më parë, edhe bashkëshortja dhe vajza e tij janë bërë tashmë të njohura. Surprizat dhe takimet me balerinit dhe intervistat e ndryshme i kanë bërë protagoniste në media dhe tashmë njerëzit duan të dinë se çfarë ndodh me familjen Shaqiri edhe pas mbarimit të formatit.

Disa detaje ditën e sotme i ka zbuluar vajza e Ilirit, Emily. Në një intervistë për “Ftesë në 5” ajo ka folur për takimin me të atin pas 4 muajsh larg, rikthimin e tij në shtëpi dhe për planet e tyre që të zhvendosen për të jetuar në Tiranë.

Emily tregoi se takimi i tyre ishte shumë emocionuese për shkak të kohësh që kishin qëndruar larg, duke shtuar se u kishin ikur edhe fjalët. Me nota humori ajo tha se tashmë Iliri i duket më i bukur por zbuloi edhe se ai është përballur me disa ndryshime kur është kthyer në Romë, siç është fakti që ajo ka blerë një mace tjetër.

“Natyrisht që më kishte munguar shumë dhe është një nga përvojat më të bukura të jetës. Nuk erdha dot në Tiranë në finale sepse atë javë mësova se isha infektuar nga Covid-19 dhe menjëherë bëmë një video telefonatë pas finales dhe folëm. Mami u kthye në Romë dhe më tregoi se çfarë ndodhi. Më pas erdhi edhe babi dhe momenti kur u takuam ishte shumë i bukur. Unë dhe mami kishim bërë disa ndryshime dhe ai nuk e priste. Së pari kemi marrë një mace tjetër dhe ai nuk donte sepse nuk i ka patur qejf por tani u dashurua menjëherë me të. Mund të themi se kishim aq emocione saqë nuk pati vend për shumë fjalë. Më dukej çudi ta shikoja aty pas mungesës dhe më dukej edhe më i bukur se më para.”

Pas daljes së tij, Iliri zbuloi se ka në plan të vijë të jetojë në Tiranë dhe kjo u përqafua edhe nga bashkëshortja e tij Emanuela. Në një intervistë ajo tha se po kërkon shtëpi për në kryeqytetin shqiptar dhe se do shkojë kudo që shkon Iliri.

Po Emily, çfarë mendon për këtë gjë? Duket se edhe ajo është shumë e entuziazmuar dhe nuk i trembet kësaj ideje. Duke u shprehur se Tirana dhe Shqipëria janë bërë më të bukura vitet e fundit, ajo tha se duhet të presin sa të mbarojë gjimnazin dhe për Universitetin nuk do e kishte aspak problem ta vijonte në vendin tonë.

“Nuk do më vinte fare keq. Ne kemi folur edhe më parë dhe Tirana është bërë e mrekullueshme. E gjithë Shqipëria në fakt. Do më pëlqente shumë se është shumë e bukur. Por, njëherë duhet të presim që unë të mbaroj shkollën e mesme dhe për universitetin nuk do më vinte keq edhe ta vazhdoja në Shqipëri.

Dikur ajo ka performuar me Ilirin në emisione të ndryshme, si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali në skena të njohura a emisione baleti. E pyetur nëse kanë plane për të sjellë diçka së bashku, Emily u shpreh se ka shumë dëshirë por shtoi se nuk kanë asgjë konkrete.

Kujtojmë se Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë. Sakaq, Iliri ka treguar gjatë “Big Brother VIP” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dëshirë të kenë edhe një fëmijë tjetër. E po ashtu ata planifikojnë që të realizojnë një dasme në vendin tonë në muajin qershor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al