9 Mars, 2022

Vajza e ish-ministrit Klosi flet për pasionin e pikturës: Më ndihmon babi, ndërsa mami…


Vajza e vogël ish-ministrit dhe deputetit Blendi Klosi, Ambla, ka prezantuar dy ekspozitat e saj të pikturës dhe ka folur gjithashtu për mbështetjen e dy prindërve të saj në rrugën që ka zgjedhur.

Duke folur në emisionin “Rudina” ajo tregoi se ish-ministri Klosi është një mbështetje për të madje shpesh i jep edhe ndihmën apo këshillat e tij kur bën një pikturë.

“Babi ndonjëherë më thotë që po nuk i pëlqeu një nga pikturat… më thotë ta rregulloj. Babi më ndihmon. Mami dhe babi më ndihmojnë të zgjedh ngjyrat”, tregoi 9-vjeçarja.

E pyetur nga moderatorja rreth teknikës që ajo përdor për të realizuar pikturat e saj, Ambla shprehu se në fillim babait të saj i pëlqenin pikturat me penela me ngjyra, por tashmë ajo ka nisur të përdorë edhe ngjyrat akrilik.

“Më pëlqen që e zeza shkon me çdo ngjyrë, me ngjyrat e buta mudn të shtoj pak të zezë dhe kombinon. Babit i pëlqente që të pikturoj me penela me ngjyra, por tani kam nisur me ngjyra akrilik. Kjo është teknika ime.”, tha ndër të tjera ajo.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as postimet në rrjetet sociale nga ish-ministri Klosi, në mbështetje të vajzës së tij. Në llogaritë e tij personale në “Facebook” dhe “Instagram” ai ka ndarë disa foto nga ekspozita e krijar nga vajza e tij 9-vjeçare, e realizuar me 7 mars.

“Gëzuar 7 Marsin?me ngjyrat e ambla të Amblës? ekspozita✌️. Mirënjohje për brezat, përçues të dijes dhe modeleve më të mira?.”, shkroi ish-ministri bashkëngjitur me fotot.

Pak kohë më parë deputeti Klosi duke folur për ekspozitën e parë të prezantuar nga Ambla, rrëfeu se emocionohet nga çdo gjë që vajza e tij bën.

“Si çdo prind emocionohem nga çdo gjë që bën. Unë jam dhe i habitur që Ambla krioji disa punë të cilat do të marrin një vëmendje shumë pozitive nga shumë miq të cilët ishin sot në ekspozitë dhe e kanë ndjekur punën e saj, Ajo që do të doja unë si prind është që të mos gjykoheshin punët e një fëmijë, thjesht të shijoheshin dhe kaq.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al