20 Dhjetor, 2020

Vajza e Lindita Halimit qenka bërë një zonjushë e vërtetë! Ja si duket sot ajo


Këngëtarja shqiptare, Lindita Halimi, prej vitesh jeton larg Shqipërisë.

lindita halimi (3)

Ajo e ka ndërtuar tashmë jetën në Shtetet e Bashkuara, ku dhe ka krijuar një familje.

lindita halimi (12)

Lindita u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar, kur bashkë me partnerin e saj, mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Kaimana.

lindita halimi (13)

Çifti nuk i kurseu disa poza me të voglën e tyre, e cila së shpejti do të mbushë dy vjeç.

Së fundmi, dyshja është vizituar nga këngëtarja Tuna Sejdi, e cila nuk mund të rrinte pa publikuar disa foto nga momentet që kanë kaluar bashkë.

lindita halimi (6)

Tuna publikoi në Instastory disa foto të Linditës dhe familjes së saj dhe ajo që ra në sy, ishte pikërisht Kaimana.

lindita halimi (11)

Vogëlushja tashmë është bërë një “zonjushë” dhe duket se ka marrë tiparet më të bukura nga të dy prindërit e saj.

lindita halimi (9)

Në fillim, një pjesë e ndjekësve nuk ishin dakord me partnerin me ngjyrë të këngëtares dhe e “qortonin” atë të zgjidhte një mashkull shqiptar.

lindita halimi (8)

Megjithatë, Lindita tregoi se dashuria nuk njeh kombësi apo ngjyrë lëkure dhe ajo triumfon gjithmonë mes dy njerëzve.

lindita halimi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al