29 Mars, 2021

Vajza feston 5-vjetorin e lindjes, Emina Çunmulaj i bën dedikimin e veçantë duke publikuar fotot e rralla nga ardhja e saj në jetë


Vajza e madhe e Emina Çunmulaj feston sot ditëlindjen.

emina cunmulaj (3)

Ella Faria mbush plot 5 vjeç e me këtë rast të veçantë, Emina zgjodhi të ndante me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale disa imazhe të papublikuara më parë.

emina cunmulaj (2)

Fotot bardh e zi të postuara në Instastory tregojnë momentin emocionues kur modelja solli në jetë vajzën, duke u bërë kështu edhe nënë për herë të parë.

emina cunmulaj (7)

Mes lotësh, ajo ka marrë të voglën në krahë. Mes të tjerash, Emina tregon se Ella i kujton nënën e saj të ndjerë, nisur nga karakteri që ka.

emina cunmulaj (5)

Vogëlushja ime Ella Faria. Sot ti bën 5 vjeçe dhe më kujtohet si dje kur mund të të mbaja me një dorë. Të të shoh ty teksa formohesh si një njeri kaq i ëmbël dhe i kujdesshëm më kujton nënën time.

emina cunmulaj (8)

emina cunmulaj (10)

Si të ishe një dhuratë për mua, pasi ajo më la. Faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote. Një ditë që nuk do e harroj kurrë. Ndjenja më e bukur, Ella Faria që erdhi tek ne. Lot gëzimi dhe bekime”,- ishin fjalët që ajo i dedikoi të bijës.

emina cunmulaj (6)

Emina është martuar me miliarderin Sam Nazarian, me të cilin ka edhe një vajzë tjetër, Mia Soraya.

emina cunmulaj (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al