11 Qershor, 2018

Vajza flini me makijazh? Këto janë 7 dëmtimet që pëson fytyra juaj


Na ndodh shpesh që të kthehemi në orët e para të mëngjesit, të ndihemi të lodhura dhe të përtojmë ta heqim makizhin nga fytyra. Por pa e ditur se ky veprim i joni është kaq i rrezikshëm për fytyrë.

Dermatologët na kanë paraqitur me 7 dëmtimet e madha që i sjell ky veprim jo i mirë fytyrës dhe lëkurës tonë.

Më poshtë do të lexoni 7 dëmtimet që sjell fjetja me makijazh në fytyrë:

  1. Irritim i syve dhe infeksion

Gjumi me sy të makiazhuar mund të sjellë skuqje të syve, irritim e madje edhe infeksion te syrit.

  1. Rrathë të zinj poshtë syve

Kjo mund të rrisë ekspozimin ndaj radikaleve të lira, duke bërë që të humbisni kolagjen më shpejt dhe si rrjedhojë të plakeni para kohe.

  1. Bllokim

Nëse nuk hiqni nga fytyra fondotintën, mund të sjellë bllokim të poreve të lëkurës dhe krijimin e pikave të zeza

  1. Lëkurë e thatë

Nëse flini me makeup, kjo mund të bllokojë penetrimin e mëtejshëm të kremrave ushqyes, ndaj nuk do mundeni dot të hidratoni lëkurën duke e lënë atë gjithnjë e më të thatë.

  1. Folikula që bllokojnë qerpikët

Nëse flini pa pastruar rimelin apo penelin e syve, mund të krijohen folikula të vogla në formë dhjamore apo qime të vogla brenda lëkurës së syve.

  1. Këputje qerpikësh

Nëse flini pa pastruar sytë nga rimeli, atëherë qerpikët tuaj do jenë më të dobët, do mund të këputen më shpejt dhe rrallohen.

  1. Buzë të plasaritura

Buzëkuqi mund të bëjë që buzët tuaja të thahen dhe të plasariten nëse e mbani për një kohë të gjatë, le pastaj të mbahet gjithë natën.

Në vend të kësaj, më mirë pak balsam buzësh!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al