Andi Artani ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga Jasmina Kadriu.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka thënë nëpër intervista të ndryshme se njohja e tyre përfundoi shpejt, pasi Jasmina ishte shumë xheloze, por pa shkak.
Ndër të tjera, Artani ka thënë se ish-konkurrentja nuk dëshironte të dëgjonte atë që ai kishte për të thënë dhe se merrte të mirëqenë vetëm atë që ajo mendonte.
Së fundi, në një intervistë të shkurtër për “Express Rozë”, djali nga Kosova ka zbuluar se vajza më seksi e programit të dashurisë është Bora Zemnai, prezantuesja, duke i habitur të gjithë me këtë përgjigje.
Për Andin vajzat më të nxehta në shtrat janë ato të Kosovës.
Para disa javësh, u mësua se raporti mes Andit dhe Atdhe Xharavinës është krisur. Madje Andi publikoi në Instagram-in e tij një foto ku shfaqej krah Sara Malaj, ish të dashurës së Atdheut dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja.
Megjithatë, ish-konkurrenti nuk e zbuloi arsyen e prishjes së raporteve me atë që dikur e quante “vëlla”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al