3 Mars, 2018

Vajza merr propozimin e ëndrrave në mes të koncertit të Alban Skënderajt


Publiku i koncertit “Hapësira e një ëndrre” të kantautorit Alban Skënderaj nuk është emocionuar vetëm nga këngët e artistit mbrëmjen e djeshme.

Në mes të koncertit, në skenë është ftuar të ngjitej një vajzë, me justifikimin se ajo ishte fituese e një shorteu. Por ajo ka mbetur pa fjalë kur në skenë është ngjitur dhe partneri i saj, i cili duke mbajtur me vështirësi emocionet, i tha asaj fjalët që emocionuan të gjithë publikun në sallë.

“Ndihem i papërgatitur, por unë për ty ndjej gjithçka çka mund të më japë kjo jetë. Ti je dashuria e jetës sime dhe çdo të keqe që më ka ndodhur në jetë ma ke kthyer në forcë. Kjo botë ka vetëm dy sy dhe ata dy sy je ti dhe unë vetëm për ata dy sy dua të jetoj përgjithmonë!”-i ka thënë ai të dashurës së tij dhe më pas u ul në gjunjë, nxorri unazën dhe i kërkoi që ajo të martohej me të.

Tejet e emocionuar, vajza tha po-në e shumëpritur ndërsa publiku ka shpërthyer në duartrokitje. “Revistawho.com”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al