Një vajzë nga një fshat i Fierit i ka treguar kushërirës së saj të vogël për lidhjen që kishte, pasi këtë kishte të vetmen mënyrë për të dalë nga shtëpia. Por, sipas gazetarit të “Aldo Morning Show” pas një zënke që kanë patur vajzat, ajo ka treguar lidhjen që kushërira e saj kishte me një djalë.
“Prindërit i kanë bërë presion vajzës që të tregojë emrin, por vajza iu është kthyer duke i kërcënuar se nëse vazhdojnë t’i bëjnë presion do t’iu bëjë “hatanë”. Pas këtij debati prindërit kanë lënë çdo gjë pezull dhe po kërkojnë në fshehtësi për ta gjetur kush është djali me të cilin vajza e tyre del”, tha gazetari./tvklan.al