22 Dhjetor, 2017

Vajza të virgjëra apo të qepura, ja çfarë thonë djemtë shqiptarë (video)


E virgjër apo jo? Të rinjtë shqiptarë duket se janë në kërkim të ideales. Për mikrofonin e BOOM ata shprehen se do ti kalojnë bashkëshortet e ardhshme në skaner, për të provuar virgjërinë e tyre.

Ndërkohë sociologët e konsiderojnë absurd mentalitetin e të rinjve shqiptarë, të cilët pas shumë vitesh jetese në vende të Europës kthehen në Shqipëri për te kërkuar ‘Kutinë e Pandorës’ të pa cënuar.

Të virgjër se s’bën, jam prej Kukësi!

Ndërsa të rinjtë në kërkim të ideales, shprehen se do ti kalojnë bashkëshortet e ardhshme në skaner, për të provuar virgjërinë e tyre.

Gazetarja: E keni dëgjuar këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Djali: Po e ka dëgjuar.

Gazetarja: Si i do ti të dashurat, të virgjëra apo jo të virgjëra?

Djali: Ç’rëndësi ka kjo, të dashurat shkojnë dhe vinë.

Gazetarja: Po të pyes për gruan që do ta marrësh tek shtëpia.

Djali: Tek shtëpia? Varet, kismet, nuk e kemi vendosur akoma mendjen.Normalitifikisht si gjithë populli. Jam prej Kukësi unë.

Gazetarja: So do ta marrësh vesh ti që ajo është qepur?

Djali: Do ti bëjmë ndonjë grafi, ndonjë gjë.

****

Gazetarja: Ke dëgjuar për fenomenin e rivirgjërimit të vajzave?

Djali: Po.

Gazetarja: E di çfarë është?

Djali: Po, një lloj qepje.

Gazetarja: Ku e shikoni problemin, tek meshkujt apo tek femrat?

Djali: Tek mentaliteti i të dy palëve.

Gazetarja: Ti si e do të virgjër apo jo të virgjër?

Djali: Sigurisht që të virgjër.

Gazetarja: Si do ta marrësh vesh ti?

Djali: Është shumë e lehtë ta vëresh.

****

Gazetarja: Keni dëgjuar për këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Burri: Kemi dëgjuar.

Gazetarja: Çfarë mendoni që është?

Burri: Po çfarë mendojmë, ne si kuptojmë gjërat jemi të moshuar.

****

Gazetarja: Keni dëgjuar për këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Burri: Kam dëgjuar.

Gazetarja: Çfarë është?

Burri: Rigjenerohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al