8 Mars, 2021

Vajzë apo djalë? Shtatzënë për herë të dytë, bashkëshortja e Valdrin Sahitit do të sjellë në jetë një…


Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, zbuloi më 9 shkurt të këtij viti se bashkë me partneren, Edita Ramadani, do të bëhen prindër për herë të dytë.

valdrin sahiti (5)

Ai zgjodhi ditën e lindjes së bashkëshortes për të ndarë lajmin e gëzueshëm me të gjithë, duke publikuar në Instagram një foto familjare.

Bella, vajza e tyre e parë, shumë shpejt do të bëhet motra e madhe.

valdrin sahiti (3)

Së fundmi, “Prive” ka mësuar edhe gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë.

Edita është shtatzënë me një vajzë dhe Bella do të bëhet me një motër.

valdrin sahiti (2)

Valdrini dhe Edita u martuan në vitin 2017, pas shtatë vitesh bashkëjetesë.

Për shkak se Sahiti nuk dëshironte një dasmë madhështore me shumë të ftuar, ai organizoi diçka private ku prezentë ishin vetëm tetë persona.

valdrin sahiti (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al