Rike Roçi dhe Romeo Veshaj kanë janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother vip”.
E teksa situata mes dyshes u tensionua, me tone të larta dyshja kanë ofenduar keq njëri-tjetrin.
Romeo e akuzoi banoren se ajo flet për të mbrapa shpinë, por kjo e fundi i tha atij që çdo gjë ia ka thënë në sy, por ai nuk e kupton pasi është njeri pa sedër.
“Ti je vajzë pa karakter! Ha ndonjë bar këtu”– iu përgjigj aktori banores, e cila u shpreh se nuk është kundër ti dhe s’ka qenë kurrë.
Debati:
Romeo: Rikja është ushtare aq do bëjë ajo
Rike: Po të isha ushtare do të kisha dalë kundër shumë më para, por nuk jam kundër teje. Pse i jep kaq shumë rëndësi vetes
Romeo: Ke folur ti për mua dhe jo unë për ty
Rike: Gjëra që ti kam thënë në sy por ti si pranon. Ti dy herë ke folur pas shpine. Kush është këtu me sedër unë apo ti
Romeo: Ha ndonjë bar këtu
Rike: Unë ti kam thënë në sy po ti je pa sedër
Romeo: Jam unë pa sedër? Ti je vajzë pa karakter
Rike: Ka kamera mos harro, ti kam thënë në sy po ti si pranon
Romeo: Je si sëmundje e butë ti
Rike: Të vret sëmundja ke kujdes
Romeo: Nuk e besoj
Rike: Tani zgjedhe a jam sëmundje që të vret apo që të bën të vuash
Romeo: Të mpin pak. Vetëm po të zësh vendin e Ledjonës nuk do të dalësh
Rike: Unë nuk zë vendin askujt, sepse kam vendin tim
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al