15 Nëntor, 2017

Van Damme flet shqip, në rolin e shqiptarit që shkatërron bandën serbe


Filmi “Kill’em All” është shfaqur në kinematë botërore para disa muajve dhe  është pëlqyer së shumti nga publikun. Filmi ka pasur pjesë të tij një kastë aktorësh nga më të mirët ku spikat Van Dammelm , Maria Counchita Alonso apo edhe Peter Stormare.

Filip Shala është emri i aktorit protagonist Jean Claude Van Damme.

“Kill’em All” tregon historinë e një shqiptari, i cili kërkon hakmarrje për babanë e tij, të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës për arsye të shkrimeve të tij si gazetar.Ndërsa, pas shumë vitesh shqiptari Filip Shala, hyn në bandën serbe vetëm që të jetë më afër vrasësve të të atit.

Kur koha në film kthehet disa vite pas, dhe shqiptari paraqitet siç ishte fëmijë, duke u larguar nga nëna e tij, ai thërret në gjuhen shqipe “nanë” duke e përsëritur disa herë këtë fjalë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al