7 Janar, 2021

Vanessa Hudgens nuk është më single! Aktorja e famshme nis një romancë të re me…


Viti i Ri nuk e ka gjetur më single aktoren e famshme Vanessa Hudgens.

Vanessa Hudgens

Sipas “Daily Mail”, Hudgens po del prej kohësh me yllin e MLB, Cole Tucker dhe e kanë kaluar bashkë natën e ndërrimit të viteve, për ta nisur 2021-shin së bashku, shkruan.

Ata janë të dashur. U bënë bashkë për Vit të Ri”, tha një burim i afërt.

Vanessa Hudgens (3)

Në fund të nëntorit të kaluar, dyshja u pa bashkë në publik, teksa ishin të kapur dorë për dore.

Vanessa Hudgens (6)

Kjo lidhje e re për Vanessa-n vjen një vit pas ndarjes së saj të bujshme nga lidhja 8-vjeçare me Austin Butler.

Vanessa Hudgens (2)

Siç raportuan mediat e huaja asokohe, aktorja dhe Butler vendosën t’i japin fund pasi distanca s’po i bënte mirë marrëdhënies së tyre. Gjithashtu, ata kishin drejtime të ndryshme në jetë ndaj vendosën të ndahen.

Vanessa Hudgens (4)

Fillimisht, ndarja nuk ishte përfundimtare dhe dyshja vazhdoi të mbante kontakte e të ruante respektin për njëri-tjetrin, por duket se një dashuri e re ka trokitur në derën e Vanessa-s.

Vanessa Hudgens (5)

Në nëntor të vitit 2020, Hudgens u shpreh për “Entertainment Tonight” se çfarë po kërkonte në partnerin e ardhshëm.

Aktorja tregoi se mbi të gjitha, ata duhet të kishin interesa të përbashkëta dhe kaq mjaftonte që ta bënte atë të lumtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al