26 Mars, 2021

Varëse prej ari me dhëmbët e tyre! Ja dhurata e veçantë që e fejuara zgjodhi t’i bënte Brooklyn Beckham


E fejuara e Brooklyn Beckham, Nicola Peltz, ka gjetur një mënyrë të re për të treguar se sa shumë e duan njëri-tjetrin.

nicola peltz brooklyn beckham (12)

26-vjeçarja ka krijuar dy varëse me dhëmbët e tyre të pjekurisë, duke e çuar marrëdhënien në një tjetër nivel, para se ajo të ngjitet në altar, shkruan “Daily Star”.

nicola peltz brooklyn beckham (8)

Modelja publikoi një foto të varëseve në Instastory, të cilat janë bërë prej ari, duke e ndarë këtë dhuratë të veçantë edhe me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

nicola peltz brooklyn beckham (4)

I bëra dhëmbët e pjekurisë varëse. Brooklyn Beckham, ti je shoku im më i mirë”, shkroi Nicola krahas fotos.

nicola peltz brooklyn beckham (6)

Brooklyn publikoi vetë një Instastory, pasi mori varësen, duke e cilësuar atë si “dhuratën më të mirë”.

nicola peltz brooklyn beckham (7)

Dhurata më e mirë nga shoqja ime më e mirë dhe nga e fejuara ime më e mirë, Të dua si i çmendur. Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Të dua!”, vazhdoi më tej djali i Victoria dhe David Beckham.

nicola peltz brooklyn beckham (11)

Dyshja e famshme kanë pothuajse një vit që janë fejuar dhe kanë planifikuar të zhvillojnë dy ceremoni martesore.

nicola peltz brooklyn beckham (9) nicola peltz brooklyn beckham (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al