11 Tetor, 2017

“Vazhdoj i virgjër”, oficeri kërkon njohje me Elonën por premtimi i tij do t’u habisë


Një 28-vjeçar ka kërkuar të njihet me një vajzë. Ai ka telefonuar sot në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, tha se quhet Kevin e teksa fliste për veten ka qenë Elona ajo që ka telefonuar, pasi është tërhequr nga zëri i tij.

Gjatë bisedës me njëri-tjetrin Kevin i ka premtuar Elonës se pas pune do të dalin bashkë dhe do të hanë akullore, ndërkohë që 24-vjeçarja i kërkoi tekila.

“Jam Kevin nga Tirana, jam ushtarak, oficer në Zall Herr. Mora për njohje. Unë jam 28 vjeç. Unë vazhdoj i virgjër. Mar ato gazetat për të gjetur nuse se vetëm nuk rrihet. I premtoj Elonës që do të dalim bashkë pas pune dhe do të hamë akullore”, tha Kevin.

Elona po ashtu i premtoi 28-vjeçarit se do ta trajtojë mirë.

“Unë jam Elona dhe mora për Kevin, e dëgjova dhe më tërhoqi zëri i tij, ka zërin të përbashkët me mua. Unë dua të dalim pasdite të pimë tekila, të kapemi përdore, të hamë fara dhe akullore. Unë do ta trajtoj mirë, jam 24 vjeç”, tha Elona. /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al