Në atë që është vetëm një kapitull tjetër në marrëdhënien toksike të Johnny Depp dhe Amber Heard – gjyqi- është publikuar një audio e re përmes së cilës Amber akuzon Johnny se e ka djegur me cigare.
Audioja u publikua të hënën në gjykatë, në ditën e 4 të dëshmisë së Depp. Në audion në fjalë, Amber dëgjohet të thotë: “Futja cigaret e tua dikujt tjetër… ti do kesh pasoja për veprimet e tua.”
Teksa nuk ka asnjë provë vizuale në këtë rast, avokati i Amber Heard vuri në dukje faktin se Johnny nuk e mohon faktin se e ka djegur me cigare. Në audio, ai thjesht përgjigjet: “Hesht, budallaqe”.
Gjatë marrjes në pyetje, Depp mohoi që ta kishte djegur ndonjëherë me cigare Heard duke thënë: “Unë mendoj se ishte një moment jashtëzakonisht i ekzagjeruar nga zonja Heard”. Ky është pretendimi më i fundit që vjen nga gjyqi i bujshëm. Avokati i Amberit paraqiti një tjetër video, ku Amber thotë : “Pasi më sulmove, një javë më vonë ti shfaqesh në derën time.”
Depp ka paditur ish-gruan e tij për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo gënjeu kur e akuzoi atë se e kishte abuzuar fizikisht. Amber i është kundërpërgjigjur me një padi prej 100 milionë dollarësh për shpifje, duke pretenduar se ai ka koordinuar një fushatë shpifjeje kundër saj.
Javën e kaluar, Johnny Depp e nisi dëshminë e tij duke thënë se ai kurrë nuk do ta godiste Amberin, pavarësisht pretendimeve të saj, dhe se ai ishte në gjykatë për të kërkuar të vërtetën. Deri tani ka qenë një përballje e fortë me akuza tronditëse nga të dy ndaj njëri-tjetrit dhe duket se do të vazhdojë gjatë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al