6 Maj, 2022

Vazhdon flirtimi mes artistëve/ Jack Harlow publikon këngën dedikuar asaj, Dua Lipa reagon në këtë mënyrë


Qielli është blu, uji është i lagësht dhe Jack Harlow është i fiksuar me Dua Lipën. Këto janë faktet e jetës.

Harlow publikoi albumin e tij të dytë, me titull “Come Home The Kids Miss You”, me një këngë të dedikuar yllit të “Levitating”. Kënga titullohet “Dua Lipa” dhe përmes saj ai ka shprehur gjithë dashurinë për yllin e popit. “Dua Lipa, po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një bashkëpunim”, thotë Harlow në këngën e sapopublikuar. Dua, e cila aktualisht është në turne në Britaninë e Madhe, nuk i është përgjigjur ende këngës së Harlow por ajo e bëri një lëvizje pak para publikimit të këngës. Dua publikoi një video në TikTok duke i vendosur këngën e Jack “First Class” por më vonë e fshiu.

 

“Dua Lipa”, duke u mburrur për trupin e tij( shoqëruar me një vlerësim për trajnerin e tij personal dhe bashkëpunimin me Kanye West), ai i lutet Dua të marrë parasysh famën e tyre. “I kam shitur bodrumet, le të bëjmë arena”, thotë ai. Se si do shkojë raporti mes tyre mbetet për tu parë teksa gjithë sytë janë nga ata.

Në një intervistë për “Extra”, para disa kohësh kur u pyet për personin që mezi priste të takonte në Grammy, ai u shpreh me fjalë të tjera Dua. “Më pëlqen Dua Lipa”, -ishte përgjigjja e yllit amerikan. Dyshja ndjekin njëri-tjetrin edhe në rrjetin social instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al