2 Dhjetor, 2024

Vdekja tragjike e aktores/ Udhëtoi drej Tajlandës për pushime, humb jetën 24 veçarja duke bërë joga! Ja çfarë u bë shkak


Aktorja ruse Kamila Beliatskaya, ka vdekur tragjikisht pasi u përfshi nga dallgët teksa po bënte joga në shkëmbinjtë e një  plazhi në Tajlandë.

Në disa foto të publikuara 24-vjeçarja, Beliatskaya, shihet duke bërë joga ndërsa rreth saj dallgët janë ngritur disa metra lart.

Në foton e dytë shihet vetëm tapeti i saj rozë i përdorur nga 24-vjeçarja për të medituar.

Një banor vendas u zhyt në ujërat e ishullit Koh Samui për të shpëtuar 24-vjeçaren, por që atëherë ai është zhdukur shkruajnë mediat e huaja.

Aktorja pak para ngjarjes kishte informuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale për mbërritjen e saj në ishull dhe për gëzimin e saj që ndodhej në zonë.

Edhe pse ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje vetëm 15 minuta pasi 24-vjeçarja u përfshi nga dallgët, ata nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al