15 Mars, 2022

‘’Vdeksh ishallah’’/ Ndjekësi nuk përmbahet, ofendon rëndë konkurenten e ‘’Përputhen’’


Mikela Pupa është një nga konkurentet më të komentura të këtij sezonin në ‘’Për’puthen’’. Kjo ka bërë që ajo të marrë jo vetëm komente pozitive, por edhe ato negative nga ata që e shohin emisionin ose e ndjekin në rrjete sociale.

Së fundmi, Pupa ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram mesazhet që i ka dërguar njëri nga ndjekësit. Ai shihet të jetë shume i revoltuar ndaj konkurentes ku e ka ofenduar atë me fjalë të rënda duke i uruar edhe vdekjen.

‘’Je jevga më e ulët që na kanë parë sytë. Je tamam jevegë rumune, kur*ë, rrospie, e degjeneruar. Vdeksh ishllah, ti kur bie shi vjen era qen i lagur moj femër e ulët. Oj llumi i shoqërisë. Mjerë familja që të ka. Familje kurvash’’, i ka shkruar ndjekësi.

Ndër të tjera krah fotos, ajo ka deklaruar se merr shumë mesazhe të tilla që i urojnë vdekjen.

‘’I disti që më uron vdekjen sot. S’po merrem me ofendimet e tjera. Por doja të dija për ju njerëz që uroni vdekjen time. Nëse unë vdes ju zgjidhen halle, ju ulet ccmimi i naftës, ju rriten rrogat. Nuk e di në çfarë vendi jetojmë’’,  shkruan konkurentja.

Për 26 vjeçaren nuk është hera e parë që është gjykuar për ngjyrën e lëkurës. Disa muaj më pare konkurentja ka reaguar duke thënë se nuk ishte rome dhe nëse do të ishe do ta thoshte me krenari.
“Nuk e dija që jemi popull kaq racist, përpos ofendimeve që dihet se nuk jam në pëlqimet e çdokujt, ofendimi që më ka tërhequr vëmendjen është jevg, gabele. Si tregoheni kaq racista more njerëz. Unë nuk jam rome edhe nëse do isha, do isha krenare dhe do e thoja publikisht. Njeriun nuk e bën ngjyra, njeriun e bën zemra. Nëse do isha rome çfarë? Nuk duhet të flas, nuk duhet të dal në tv, nuk kam të drejtë të kem jetë si çdokush? Ju lutem thuajini stop këtij lloj racizmi dhe largoni mllefet, mbusheni jetën tuaj me pozitivitet. Të jesh romë nuk është turp as ofendim, jemi të gjithë të barabartë. Duajeni veten siç jeni dhe mundohuni të realizoni ëndrrat tuaja”, shkroi ajo në postimin e saj”, shkroi Pupa.

Ndërkohë kujtojmë këtu se Mikela Pupa dhe konkurenti Erion Kukaj janë deklaruar për njëri-tjetrin dhe janë duke vazhduar njohjen në Përputhen.

 

mikela pupa, bruno shemsho (3)

mikela pupa, bruno shemsho (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al