4 Mars, 2022

Vdes në moshën 68-vjeçare aktori i “Game of Thrones” John Stahl


John Stahl, aktori i cili ka luajtur rolin e Richard Karstark në dy seritë e “Game of thrones” ka ndërruar jetë.

Këtë deklaratë e ka ndarë për publikun përfaqësuesi tij, i cili tha se aktori ka vdekur në ishullin Lewis, në Skoci që është dhe vendi i tij i lindjes.

Amanda Howard e ka cilësuar John si “një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një personazh të fortë të teatrit skocez.

John ishte një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri i fortë i teatrit skocez, ku u shfaq në prodhime të shumta, si dhe në The Royal Shakespeare Company dhe The National Theatre”-u shpreh ajo.

Disa miq të tij publikuan në ‘Twitter’ disa mesazhe ngushëlluese drejtuar familjarëve të aktorit.

“Ai ishte një aktor me aftësitë më të jashtëzakonshme, me një karrierë prej dekadash që ka zbukuruar ekranet dhe skenat tona. Do të na mungojë tmerrësisht’.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al